Bota

Kris arma në Viti të Kosovës! Ndërron jetë një person, dy të plagosur rëndë

13 Korrik 2021, 10:24 Nga DOSJA
Kris arma në Viti të Kosovës! Ndërron jetë një

KOSOVË– Tre persona janë plagosur me armë zjarri pak më parë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti të Kosovës, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.

Njëri nga të plagosurit ka  ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë për Express, Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.

Më herët rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

“Plagosje me armë zjarri”; Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta. Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ismet hashani plagosje ne viti vritet një person në kosove ismet hashani plagosje ne viti vritet një person në kosove

Sondazh

Poll