Sherr mes krushqive në Tiranë, 2 të arrestuar, plagoset vëllai i dhëndrit
29 Maj 2019, 12:33Nga DOSJA
TIRANË-Një konflikt mes dy krushqive, ka rezultuar fatal për dy familje në Tiranë. Në këtë konflikt është plagosur me armë zjarri edhe vëllai i dhëndrit.
6 persona rezultojnë se janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin, duke degraduar në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, dhe mësohet se janë arrestuar 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krushqi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.
Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.
F.g/dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- KPA ka shkarkuar nga detyra Rovena Gashin, prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme. KPA ka rrëzuar kërkesën e Gashit për t’u rikthyer në detyrë. Ish-p...
Tiranë- Që nga viti 1993 Shqipëria është pjesë e UNWTO, agjensisë së specializiar për turizmin me 148 shtete anëtare. Por tashmë ajo do të ketë edhe një përfaqë...
TIRANË- Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që e dënon me 10 vi...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me inagugurimin nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të aut...
Aktualitet29 Maj 2019, 10:16
E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...
Greqi: Në lidhje me situatën politike në vend media greke “Protothema” shkruan se Shqipëria është në prag të një konflikti civil. Në shkrimin me titull “...
DIBËR- Është arrestuar sot nga Policia e Dibrës, autori i plagosjes së Elson Muratit, ngjarje e ndodhur para një muaji në Tiranë, në zonën e Mëzezit. ...