Aktualitet

“Autostrada Prishtinë-Shkup një arritje për Kosovën”, Berisha: Rama nuk përfundoi dot as 7 km rrugë

29 Maj 2019, 10:48 Nga DOSJA
“Autostrada Prishtinë-Shkup një arritje për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me inagugurimin nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të autostradës Prishtinë-Shkup, e cila do të ketë 2 tunele dhe urën më të gjatë në rajon. 

Berisha e quan këtë një arritje të madhe, ndërsa sulmoi qeverinë Rama, që sipas tij në 6 vite qeverisje nuk arriti dot të përfundojë 7 kilometra rrugë të mbetura nga Autostrada Tiranë-Elbasan.  

Postimi i plotë i Berishës: 

Nje arritje e veçante per Kosoven dhe rajonin!

Miq, sot Kosova inauguron autostraden Prishtine – Shkup (Hani i Elezit) nje kryeveper e infrastruktures me nje impakt te madh per zhvillimin e Kosoves por ndikim te qarte ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Maqedonise dhe rajonit ne teresi. Perfundimi i saj shnderron Kosoven ne vendin me infrastrukturen rrugore me moderne te rajonit. Autostrada Prishtine – Hani i Elezit ka nje gjatesi pre 60 km, dy tunele dhe uren me te gjate te rajonit. Ndertimi i saj filloi kater vite me pare nga Bechtel Enka dhe kushtoi 700 milione euro.

Me kete rast, nje urim te perzemert miq per popullin dhe autoritetet e Kosoves per kete arritje te madhe!

ps: Po rikujtoj ketu se ne kohen qe ne kater vite Kosova nderton ne kryeveper te tille te infrastruktures rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi ndertoi ne Shqiperi ne 6 vite te narkoqeverise nje lum me te gjate se Nilin ne marshtrime, shpifje dhe trillime, droge dhe krime.

Por me konkretisht ne keto 6 vite ai nuk perfundoi dot, per shkak te vjedhjeve, 7 km te mbetura te pa perfunduara te segmentit Ibe – Farke te Autostrades Tirane – Elbasan qe duhet te perfundonin ne fund te vitit 2013. Ai tenderoi per se dyti dhe se treti per shkak te vjedhjeve Baypsin e Fierit filluar ne vitin 2012 qe duhet te perfundonte ne vitin 2015, ai nuk perfundoi dot baypasin e Vlores te filluar punimet ne fund te vitit 2010 dhe qe duhet te perfundonte ne vitin 2016. Vidh e vidh nuk ka te sosur ai nuk perfundoi dot rrugen Qukes – Qaf Plloçe, e cila filloi ndertimin ne vitin 2012 dhe duhet te perfundonte ne vitin 2015. sb

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada prishtinë shkup sali berisha autostrada prishtinë shkup sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2019, 10:16

E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...