Shtyhet sërish seanca ndaj Habilajve, Koçerri: Mos na nxirrni fytyrën në kamera, fëmijët kanë probleme
29 Maj 2019, 12:08Nga DOSJA
TIRANË– Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Habilajve.
Mësohet se ka qenë mosnjoftimi i Sabahudin Çelajt dhe Nezir Seitit dhe mosmbërritja e letërporosive nga jashtë arsyerja e shtyrjes për të disatën herë e seancës për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krime të Rënda.
Dosja.al mëson se Armando Koçerri ka kërkuar në seancë moslejimin e kamerave për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 5 dhe 6 vjeç në Vlorë. Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e kaluara pritet të marrë vendim për këtë kërkesë.
Po ashtu mësohet se sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikilogjike.
Seanca e radhës do të jetë më 11 qershor në orën 13:30.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.
Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Që nga viti 1993 Shqipëria është pjesë e UNWTO, agjensisë së specializiar për turizmin me 148 shtete anëtare. Por tashmë ajo do të ketë edhe një përfaqë...
TIRANË- Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që e dënon me 10 vi...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me inagugurimin nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të aut...
Aktualitet29 Maj 2019, 10:16
E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...
Greqi: Në lidhje me situatën politike në vend media greke “Protothema” shkruan se Shqipëria është në prag të një konflikti civil. Në shkrimin me titull “...
DIBËR- Është arrestuar sot nga Policia e Dibrës, autori i plagosjes së Elson Muratit, ngjarje e ndodhur para një muaji në Tiranë, në zonën e Mëzezit. ...
SHKODËR– Një 42-vjeçar është arrestuar 7 vite pasi ka vrarë një person për motive gjakmarrjetet. Bëhet fjalë për Lush Pjollajn, i cili në vitin 2012...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të OSBE-së, Andreas Nothelle, me të cilin kan...