Aktualitet

16 apartamente në Durrës/KPA shkarkon nga detyra Rovena Gashin, prokuroren e djeg pasuria

29 Maj 2019, 12:08 Nga DOSJA
16 apartamente në Durrës/KPA shkarkon nga detyra Rovena Gashin,

Tiranë-  KPA ka shkarkuar nga detyra Rovena Gashin, prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme. KPA ka rrëzuar kërkesën e Gashit për t’u rikthyer në detyrë. Ish-prokurorja Rovena Gashi kërkoi rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga KPK-ja me arsyetimin se ka fshehur pasurinë.

Sipas KPK-së Rovena Gashi ka probleme me pasurinë  dhe i qëndruan vendimit të marrë nga KPK-ja. Bëhet fjalë për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit. 

Theksojmë se në seancën e sotme vetë Gashi nuk ishte e pranishme në sallë. Në seanca që u zhvilluan në KPA për Rovena Gashin kjo e fundit kërkoi që të përfaqësohej nga motra e saj Ema Gashi, por kjo nuk u pranua nga institucioni. (lexo këtu)

Duhet të themi se Rovena Gashi njihet si krahu i djathë i ish-prokurorit Adriatik Llallës.

Shkarkimi nga KPK

Në korrik të 2017 KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi  për shkak se doli në përfundimin e kishte feshehur pasurinë.Pas pezullimit nga detyra  prokurorja Rovena Gashi refuzoi seancën e KPK pasi sipas saj ky institucion e kishte marrë vendimin 8 muaj më parë. Gashi theksoi se në lidhje me këtë çështje do të paraqitej para gjykatës ku dëgjohet zëri saj pasi ka shumë shkelje proceduriale. Rovena Gashi njihet si krahu i djathtë i ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpa rrëzon kërkesën e gashit seanca në kpa shkarkohet rovena gashi kpa rrëzon kërkesën e gashit seanca në kpa shkarkohet rovena gashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2019, 10:16

E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...