Aktualitet

Klement Balili kërkon pafajësinë, apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë: S’ka prova

29 Maj 2019, 11:15 Nga DOSJA
Klement Balili kërkon pafajësinë, apelon vendimin e Gjykatës

TIRANË- Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që e dënon me 10 vite heqje lirie për trafikim narkotikësh.

Balili ka kërkuar pafajësinë, pasi sipas tij nuk ka prova për përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e Berishës.

Kujtojmë se Klement Balili u dënua me 10 vite burg më 7 maj 2017, pasi përitoi gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit. Balili akuzohet për trafikimin e rreth 700 kilogramëve kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

Historia e Klement Balilit

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bali kërkon pafajësinë klement balili bali kërkon pafajësinë klement balili

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2019, 10:16

E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano këtë mbrëmje, ka qenë shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka. Ajo ka ndarë mendimin e saj për &ccedi...