Aktualitet

Me kokën ulur dhe i prangosur, dalin pamjet/ Si u arrestua i shumëkërkuari për vrasje në Shkodër (Video)

29 Maj 2019, 09:15 Nga DOSJA
Me kokën ulur dhe i prangosur, dalin pamjet/ Si u arrestua i

SHKODËR– Janë publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit, Lush Pjollaj, i cili është dënuar ga Gjykata e Shkodrës me 23 vite burg për vrasje.

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, Pjollaj shihet mjaft i qetë dhe ecën me kokën ulur krahas efektivëve të policisë. Më pranga në duar, 42-vjeçari shihet që drejtohet për në furgonin e policisë.

Lush Pjollaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës. Ai është dënuar me 23-vite burg pasi ka vrarë në vitin 2012, për motive gjakmarrjeje, 56-vjeçari Marash Tonaj.

Historia e gjakmarrjes ka nisur që në vitin 2003. Në një debat për motive të dobëta, vëllai i Tonajt vrau prindërit e Pjollajt, Nik dhe Lule Pjollajn. Lushi priti 10 vite për të marrë hakun për vrasjen e prindëerve të tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i te shumekerkuarit per vrasje lush pjollaj marash tonaj shkoder arrestimi i te shumekerkuarit per vrasje lush pjollaj marash tonaj shkoder

Sondazh

Poll