Aktualitet

Plagosi bashkë me dy shokë Elson Muratin në Mëzez, arrestohet dibrani

29 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
Plagosi bashkë me dy shokë Elson Muratin në Mëzez,

DIBËR- Është arrestuar sot nga Policia e Dibrës, autori i plagosjes së Elson Muratit, ngjarje e ndodhur para një muaji në Tiranë, në zonën e Mëzezit. Policia njofton se A.M., 29 vjeç, u arrestua nga policia, pasi plagosi me armë zjarri të riun në afërsi të disa magazinave.

Por çfarë ndodhi në 21 prill? 

Banorët e zonës së Mëzezit dëgjuan disa të shtëna dhe njoftuan policinë. I plagosuri ishte Elson Murataj, i cili kishte marrë një plumb në këmbë.   Ai nuk është i panjohur për Policinë, është skeduar disa herë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”. Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin : -A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elson murataj plagosje ne tirane elson murataj plagosje ne tirane

Sondazh

Poll