Bota

Plani i Macron per luftën kundër pandemisë: Vaksinim i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, në ambjentet e mbyllur

12 Korrik 2021, 19:45 Nga DOSJA
Plani i Macron per luftën kundër pandemisë: Vaksinim i

FRANCË– Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka informuar qytetarët se do të merren masa të reja nga qeveria për të luftuar mutacionin Delta të Covi-19.

Mediat raportojnë se ai ka lajmëruar se në restorante, bare dhe kafe si dhe disa vende kulturore do të lejohen të futen vetëm persona të vaksinuar ose ata që rezultojnë negativë për Covid-19. Presidenti  u shpreh se maksimizimi i vaksinimeve është çelësi për të parandaluar një rivendosje të karantinës dhe konfirmoi gjithashtu se vaksinimi për personelet mjekësore do të jetë i detyrueshëm.

“Nëse nuk veprojmë tani, numri i rasteve do të vijojë të rritet ndjeshëm dhe do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtrimin në spital nga gushti. Pra, është në vazhdim një garë e re. Kur shkenca na ofron mjetet për të mbrojtur veten, ne duhet t’i përdorim ato me besim te arsyeja,” shtoi Macron.

Rastet e Francës po rriten. Infeksionet ditore të vendit janë trefishuar në dy javë, sipas të dhënave dhe varianti shumë Delta përbën 43%të rasteve pozitive të renditura nga 28 qershor deri më 4 korrik, krahasuar me 21% të javës së kaluar. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emanuel macron france situata pandemike ne france emanuel macron france situata pandemike ne france

Sondazh

Poll