Bota

Helmimi i qytetarëve në Deçan, presidentja Osmani: Pres nga të gjitha institucionet angazhim dhe zbardhje të shkaqeve

12 Korrik 2021, 17:45 Nga DOSJA
Helmimi i qytetarëve në Deçan, presidentja Osmani: Pres nga

KOSOVË -Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dyshimet për helmimin e qindra qytetarëve në komunën e Deçanit, përmes një njoftimi në ‘Facebook’

Osmani shprehet se pret nga të gjithë institucionet angazhim të plotë në ofrimin e trajtimit shëndetësor për qytetarët e helmuar si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e tyre.

Ajo u ka  uruar atyre shërim të shpejtë ndërsa shton se do të mbajë kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti.

Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur. Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmohen 800 banore ne kosove vjosa osmani helmimi i banoreve te decanit helmohen 800 banore ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...