Bota

Kryeministri holandez rivendos masat kundër Covid-19 dhe kërkon falje për lehtësimin e tyre: Ishte e pamundur, jemi penduar

12 Korrik 2021, 17:54 Nga DOSJA
Kryeministri holandez rivendos masat kundër Covid-19 dhe kërkon falje

HOLANDË-Kryeministri holandez Mark Rutte, ka pranuar ditën e sotme se kufizimet e Covid-19 u hoqën shumë herët dhe i ka kërkuar falje popullsisë për këtë vendim të nxituar që është marrë pasi u rrit shumë numri i rasteve.

Mediat raportojnë se Rutte ka thënë se ajo çfarë ai mendoi se ishte e mundur, doli e pamundur në praktikë prandaj është penduar dhe ka kërkuar falje për këtë gjë.

“Ajo që menduam se do të ishte e mundur u provua e pamundur në praktikë. Ne patëm një krizë të keqe, diçka për të cilën pendohemi dhe kërkojmë falje,” tha ai.

Rutte, të premten e kaluar rivendosi kufizime mbi baret, restorantet dhe klubet e natës në përpjekje për të ndaluar infeksionet, dy javë pasi shumica e masave të bllokimit të vendit u hoqën ndërsa rastet po uleshin.

Falja e tij shënon një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi që pati të premten, kur ai mbrojti vazhdimisht lehtësimin e mëparshëm të kufizimeve, duke përmendur një “masë të arsyeshme” dhe duke refuzuar të pranonte përgjegjësinë për keqmenaxhim të mundshëm nga qeveria e tij.

Rastet e koronavirusit në Holandë janë rritur ditët e fundit në nivelet më të larta të vitit 2021 pas vendimit për të hapur plotësisht baret, restorantet dhe klube të natës dy javë më parë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 ne holande holande mark rutte rivendosen kufizimet ne holande covid-19 ne holande holande mark rutte rivendosen kufizimet ne holande

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...