Bota

Britania do të vijojë me planin e lehtësimit të masave anti-covid, Johnson: Merreni me kujdes, pandemia nuk ka mbaruar

12 Korrik 2021, 19:23 Nga DOSJA
Britania do të vijojë me planin e lehtësimit të masave

BRITANI– Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka bërë të ditur ditën e sotme me anë të një konference për shtyp, se vendi do të vijojë me lehtësimin e masave edhe pse numri i të infektuarve vijon të rritet dita-ditës.

Nga e hëna e ardhshme, thuajse të gjitha kufizimet anti-covid në vend do të hiqen por kreu i Britanisë tha se kjo deklaratë nuk duhet të merret si fakt, për të kryer grumbullime të mëdha pasi Covid-19 nuk është zhdukur akoma.

Ndërsa Britania e Madhe regjistroi edhe 34,471 raste të tjera, një e katërta e të infektuarve të regjistruar në të njëjtën ditë javën e kaluar, Johnson theksoi edhe një herë se pandemia nuk ka mbaruar. Udhëzimet e reja të qeverisë britanike nënkuptojnë se qytetarëve do t’u rekomandohet që të mbajnë maska në vende të populluara dhe që çdo kthim në zyra këtë verë duhet të jetë “gradual”.

Ministri i shëndetësisë Sajid Havid ka bërë me dije se autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të masave kufizuese në shtator. Sipas tij përpara se Boris Johnson të konfirmojë se vendi i tij do të hyjë në rrugën e normalitetit absolut nga 19 korriku , masat do do të shikohen përsëri.

Konkretisht, më 23 shtator , do të ketë një rishikim të situatës. Në të njëjtën kohë, në Britani ekziston shqetësimi për mutacionin indian pasi ai përbën mbi 90% të rasteve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britania lehteson masat covid-19 ne britani britania lehteson masat covid-19 ne britani

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...