Bota

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale, zbulohet data kur do mbahet seanca e radhës

12 Korrik 2021, 19:01 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale,

HOLANDË- Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30 në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë. Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa palët kanë të drejtë që deri më 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim.

Ndërkaq, më 14 korrik, do ketë konferencë nga ora 15:00 për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...