Bota

Helmimi i 900 banorëve të Deçanit/ Flet drejtori i IKSHPK: Mund të mos jetë uji shkaktari i helmimit, duhet të presim rezu

12 Korrik 2021, 17:26 Nga DOSJA
Helmimi i 900 banorëve të Deçanit/ Flet drejtori i IKSHPK: Mund

KOSOVË -Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se në bazë të analizave të para në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ramadani ka thënë se janë marrë  mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve dhe sipas tij duhet të pritet analiza e tyre edhe për disa orë të tjera.

Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta, dhe nga ata që nuk kanë konsumuar ujë dhe kanë simptoma të ngjashme. Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara.

Deklarata e Naser Ramadanit:

“Me lejoni të përshkruajë situatën se çfarë ka ndodhur dje prej paradites. Sot intensivisht, posa kemi marrë informatën, bashkë me Ministrin Vitia jemi marrë me menaxhimin dhe gjetjen e shkaqeve të helmimit. Janë marrë gjashtë mostra të ujit në fshatrat respektive, në secilin fshat mostrat janë dërguar në laboratorin e higjienës në Pejë. Brenda 24 orëve të para, në dy mostrat që janë marrë në Gramaçel dhe Gllogjan shfaqen disa baktere të dyshimta. Mund të jetë edhe infeksion viral, por deri ne nuk mund ta gjejmë nuk mund të konstatojmë për ndonjë diagnozë. Duke pasë parasysh se qytetarët janë ankuar me disa simptoma kryesore, që më së shumti janë të lidhura me zorrët dhe barkut, atëherë IKSHPK ka marrë rezultatet laboratorike dhe në bazë të asaj, ne do të konkludojmë se a ka pasur ndonjë infeksion. Për këtë, aktualisht nuk mund të themi asgjë, sepse analizat fiziko-kimike rezultojnë në rregullShumica e këtyre familjeve kanë puse familjare prej të cilave e shfrytëzojnë ujin në raste kur ka reduktime të ujit nga rrjeti i ujësjellësit dhe këto reduktime kanë pasur ditëve të fundit në mënyrë të kohë pas kohshme. Në anën tjetër, kemi marrë informata se banorët e Komunës së Deçanit që kanë qëndruar në bjeshkë ditëve të fundit pa asnjë kontakt ose shfrytëzim të ujit të këtij rrjeti kanë shfaqur disa shqetësime shëndetësore të ngjashme. Për këtë ne kemi vazhduar gjurmimin e shkaqeve edhe sot gjatë tërë ditës dhe deri në momentet e fundit kemi nxjerrë edhe rezultatet e dyta të analizave fiziko-kimike duke marrë mostrat fiziko-kimike në Beleg, në hyrje të qytetit të Deçanit, në qendër të qytetit, te shkolla fillore në rrjetin e ujësjellësit Deçan. Analiza fiziko-kimike të cilat kanë rezultuar pa tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standarde sipas udhëzimit administrativ 16/2012”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmohen 800 banore ne kosove naser ramadani helmimi i banoreve te decanit helmohen 800 banore ne kosove naser ramadani

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...