Bota

12 Korrik 2021, 17:09 Nga DOSJA

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojnë, ndaj dhe në pyetje për të disatën herë është marrë vëllai i tij, Güven Özer, i cili tha se ai ishte i ndershëm dhe se nuk i jepte dot shpjegim sjelljeve të tij.

Unë nuk mund ta kuptoj se si ai e bëri një gjë të tillë. Ai është një djalë shumë i zgjuar dhe i ndershëm. Ai na “goditi pas krahëve” dhe u largua,“-rrëfeu ai para hetuesve.

Por cili ishte aktiviteti i turkut?

Faruk Fatih Özer themeloi kompaninë e tij të parë të kriptomonedhave me emrin Koineks Teknoloji Anonim Şirketi në 2017. Në fillim, ai kishte një ekip punonjësish prej 40 vetësh por shumë shpejt emri i kompanisë filloi të përmendet keq në treg. Kompania e dytë e Faruk Fatih Özer ishte Thodex, të cilën ai themeloi në 2019.

Vendi i administrimit ishte akoma i njëjtë, vetëm sinjalistika kishte ndryshuar. Por shumë shpejt lajmi për largimin e tij u përhap në të gjitha mediat. Menjëherë klientët sulmuan selinë e kompanisë, ndaj dhe Faruk Fatih Özer bëri një deklaratë atë mbrëmje.

“Unë do të kthehem në Turqi pas disa ditësh dhe në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore, do të sigurohem që e vërteta të zbulohet,”-tha Özer. Özer gjithashtu fshiu të gjitha informacionet e tij në internet para se të shkonte jashtë vendit për t’u siguruar që nuk do ta gjejnin lehtë. Dhe ashtu ka ndodhur…

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

Marrë nga teneec.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi

Sondazh

Poll