Bota

Helmimi i 900 qytetarëve të Deçanit/ Ministria e Shëndetësisë konferencë urgjente, kryekomunari: Mund të jetë helmuar q

12 Korrik 2021, 16:26 Nga DOSJA
Helmimi i 900 qytetarëve të Deçanit/ Ministria e

KOSOVË– Prej dy ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës! Më shumë se 900 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se po dyshohet që uji është helmuar qëllimisht, duke marrë edhe vendimin për të mos u përdorur më. Sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme, por pritet ende analiza biologjike.

Ndërkohë që në një konferencë urgjente për shtyp drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se në bazë të analizave të para në Deçan, qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm. Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta, dhe nga ata që nuk kanë konsumuar ujë dhe kanë simptoma të ngjashme.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora decan helmimi i banoreve te decanit konferenca e ministrise se shendetesise decan helmimi i banoreve te decanit konferenca e ministrise se shendetesise

Sondazh

Poll