Aktualitet

Zjarr në qendrën ku Dosja.al publikoi pamjet e bimëve të dyshuara si kanabis në Lushnje!

12 Korrik 2021, 11:25 Nga DOSJA
Zjarr në qendrën ku Dosja.al publikoi pamjet e bimëve të

LUSHNJE- Bie zjarr në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore. Vendi ku ka rënë zjarri është në tokat ku Dosja.al publikoi më herët skandalin e pamjeve ku shihej se ishin mbjellë disa bimë të ngjashme me kanabis sativan.


Burime i thanë Dosja.al se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa versioni zyrtar është se zjarri është vendosur qëllimisht nga fshatarët për të pastruar kullotat. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të Lushnjes dhe Divjakës që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Çfarë ndodhi më herët? Dosja.al publikoi më herët pamjet e habitshme sesi në videon e publikuar nga ministrja Milva Ekonomi, në një nga sekuencat, shihej një rresht me bimë të ngjashme me kanabis sativan. Në vend që ministria të jepte një sqarim zyrtar, bëri të kundërtën. Fshiu videon duke e modifikuar dhe duke rishfaqur pamjet e reja, ku bima-kanabis, ishte zhdukur.

 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne qttb milva ekonomi zjarr ne qttb kanabis ne qttb milva ekonomi zjarr ne qttb

Sondazh

Poll