Aktualitet

“Për plazh, stërvitje e ceremoni”/ Gallata në tenderin e Uniformave, gjysmë miliardi u rezervua për këpucët e

12 Korrik 2021, 10:19 Nga DOSJA
“Për plazh, stërvitje e ceremoni”/ Gallata në

TIRANE– Një shumë rekord prej 552 milionë lekë ishte rezervuar për këpucët e efektivëve të Policisë së Shtetit në bazë të tenderit të parashikuar për uniformat e Policisë. Në dosjen e SPAK, thuhet se modeli i këpucëve është i ri, dhe iu përshtatet nevojave të efektivëve përfshirë edhe formës së këmbës.

“Për këtë është bërë përzgjedhja e modeleve të përshtatshme me të gjitha format e këmbëve dhe në funksion sipas detyrës (në zyrë, në rrugë, në motor, në biçikletë, për stërvitje, në plazh, ceremoni, etj.) Certifikimi i këpucëve është kërkuar për të gjitha llojet e këpucëve të shërbimit (përjashtuar ato ceremoniale) duke qenë se janë artikujt më të përdorur nga pjesa më e madhe e punonjësve të policisë dhe që të siguroj kërkesat funksionale si artikuj që bëjnë pjesë në veshjet profesionale. Certifikimi i artikujve të këpucëve konfirmon cilësinë jo vetëm të lëndëve të para materiale të përdorura, por edhe konstruksionit të brendshëm, të jashtëm dhe të gjithë modeleve të shollave që janë cilësore dhe rezistente, të përshtatshme sipas funksionit që kryejnë punonjësi dhe kohës që përdoren”, argumenton njësia e prokurimit në dosje.

Lajmi kryesor: Tenderi 2.8 mld lekë për Uniformat e Policisë/ Dalin para gjykatës 9 zyrtarët e arrestuar të Ministrisë, zbardhet dosja voluminoze, si shkoi çmimi 2800 euro për veshje

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne ministri tenderi per uniformat e policise spak ne ministri tenderi per uniformat e policise

Sondazh

Poll