Aktualitet

Vijon prej 17 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit! Drejtori i ADZM, Nako: 30 ha me pisha shekullore janë shkrumbuar plotësisht

12 Korrik 2021, 10:49 Nga DOSJA
Vijon prej 17 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit! Drejtori i ADZM,

BERAT–Zjarri që ka nisur në malin e Tomorrit vazhdon dhe sot është dita e 17 pa mundur të fiket. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa era dhe temperaturat e larta, favorizojnë edhe më shumë përhapjen e flakëve. Lidhur me situatën ka reaguar sërish drejtori i Zonave të Mbrojtura, Fatos Nako, i cili është shprehur se nuk mund të bëhet ndërhyrje për shkak të lartësisë dhe terrenit të vështirë.

Nako ka deklaruar për mediat se nga përllogaritjet e deritanishme janë rreth 300 ha të përfshira nga flakët dhe rreth 30 ha me pisha shekullore të shkrumbuara totalisht. Sipas tij, pas shuarjes totale të zjarrit në këtë zonë do të mund të përcaktohet përfundimisht dëmi i shkakruar nga zjarri në Malin e Tomorrit.

Jemi në ditën e 17 të shfaqjes së vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Në tre ditët e fundit ka pasur një izolim të vatrave. Drejtimi i erës ka ndikuar në përhapjen masive të flakëve. Nga përllogaritjet e deritanishme janë rreth 300 ha të përfshira nga flakët dhe rreth 30 ha me pisha shekullore të shkrumbuara totalisht. Pas shuarjes totale të zjarrit në këtë zonë do të mund të përcaktohet përfundimisht dëmi i shkakruar nga zjarri”, është shprehur Nako.

Prej javësh, helikopterët po ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët, por ende pas asnjë rezultat.  Zjarri nisi në fshatin Lybeshë pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr, si pasojë nga Policia e Shtetit janë arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos nako mali i tomorrit fatos nako mali i tomorrit

Sondazh

Poll