Aktualitet

Arrestohet punonjësi i IKMT në Himarë, në pranga dhe 25-vjeçarja që dhunoi të ëmën

12 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA
Arrestohet punonjësi i IKMT në Himarë, në pranga dhe

VLORË- Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë përgjatë muajit maj. Në pranga është vënë M.N., 36 vjecc banues në Sarandë, ndërsa një pranga është vënë edhe 25-vjeçarja R.H., po nga Saranda pasi ka dhunuar të ëmën.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne himare arrestime ne himare

Sondazh

Poll