Aktualitet

EMRAT/ Ndryshon trupa gjykuese e çështjes së Adriatik Llallës, dorëhiqen dy gjyqtarët! Seanca shtyhet më 16 korrik

12 Korrik 2021, 09:23 Nga DOSJA
EMRAT/ Ndryshon trupa gjykuese e çështjes së Adriatik

TIRANË–Trupa gjykuese për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka ndryshuar, pasi kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Mësohet se shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Dorëheqja e tyre ka bërë që të shtyhet seanca e parë në GJKKO për ish-kryeprokurorin i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg. Seanca pritet të mbahet më 16 korrik, në orën 11.

Më 3 qershor, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ankimoi vendimin për dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë, pasi gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 20 maj me 2 vite burg. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lalla dhimiter lara enton dhimitri miliana muca saida dollani adriatik lalla dhimiter lara enton dhimitri miliana muca saida dollani

Sondazh

Poll