Aktualitet

Gjendet i pajetë mjeku nga Korça në Radhimë, Kujtim Shabani ishte duke pushuar kur dyshohet se pësoi arrest kardiak

12 Korrik 2021, 11:36 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë mjeku nga Korça në Radhimë, Kujtim

VLORË-  Një mjek nga Korça është gjetur i vdekur në Radhimë. Kujtim Shabani, Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, kishte 3 ditë që kishte nisur pushimet ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35. Mësohet se vdekja e tij ka ardhur, për shkak të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë. Ai është gjetur i pajetë në shezlonin ku po pushonte.

NJOFTIMI I PLOTE:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kujtim shabani vdes mjeku ne radhime kujtim shabani vdes mjeku ne radhime

Sondazh

Poll