Aktualitet

Iu vu tritol në derë të shtëpisë, flet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë: Familja ime është tronditur, pres që

12 Korrik 2021, 10:00 Nga DOSJA
Iu vu tritol në derë të shtëpisë, flet drejtori i

KRUJË– Alfred Voga, drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, të cilit iu vu tritol në oborrin e shtëpisë, ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e tij.

Për “Report Tv”, Voga ka treguar se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa tregon se ai dhe familja janë të tronditur nga ngjarja. Voga i ka bërë thirrje autoriteteve të kapet autori dhe të vendoset para drejtësisë.

“Sapo isha kthyer nga plazhi kur konstatova një pako te dyshimte ne oborr. Menjëherë njoftova policinë e cila erdhi në kohë rekord dhe bëri çaktivizimin e lëndës plasëse.  Pres që autori apo autoret të vihen para drejtësisë pasi familja ime është mjaft e tronditur nga kjo ngjarje“, ka thënë drejtori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:25. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluiznit, Alfred Vogës. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar pakon në oborr.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred voga kercenohet alfred voga alfred voga kercenohet alfred voga

Sondazh

Poll