Aktualitet

I riu humbi jetën teksa punonte për shtrimin e kabllorit në Mirditë, bie në pranga administrator i kompanisë së interneti

12 Korrik 2021, 09:02 Nga DOSJA
I riu humbi jetën teksa punonte për shtrimin e kabllorit në

MIRDITË– Një 34-vjeçar, i identifikuar si Aurel Dedaj, ka humbur jetën në mirditë ditën e djeshme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa punonte për shtrimin e kabllorit.Policia njofton sot se ka vënë në pranga administratorin e kompanisë së internetit Fatjon Reçin, për të cilin punonte i riu.

Njoftimi i policisë:          

MIRDITË; Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, 34 vjeçari Aurel Dedaj duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aurel dedaj fatjon reci humb jeten 34-vjeçari ne mirdite aurel dedaj fatjon reci humb jeten 34-vjeçari ne mirdite

Sondazh

Poll