Aktualitet

I “forti” i pikasur edhe nga OFL rreh 25-vjeçarin në Shijak bashkë me dy nipërit, Astrit Keçi dyshohet se e qëlloi me

12 Korrik 2021, 08:12 Nga DOSJA
I “forti” i pikasur edhe nga OFL rreh 25-vjeçarin në

DURRËS–Astrit Keçi, 52 vjeç u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka rrahur bashkë me dy nipërit e tij, Kleart dhe Xhulio Keçi, të riun Denis Gjeçi. Policia e Shtetit njofton se Keçi ka qëlloi me armë zjarri në ajër për të terrorizuar të riun. Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy nipërit e tij, Xhulio dhe Kleart Keçi, të cilët kishin marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin. Por kush është Astrit Keçi? Ai njihet si një nga “të fortët” e Shijakut, ndërsa hera e fundit ku media u ndal në emrin e tij ishte dërgimi i pusullës nga Operacioni Forca e Ligjit. Ai njihet si ‘Llupësi’ për shkak të pasionit të tij për ushqimin, Keçi u ekstradua në Itali në vitin 2019, pasi ndaj tij qëndron një dënim prej 10 vitesh për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Shijak, Durrës; Goditën me sende të forta një shtetas dhe qëlluan me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, arrestohet njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerët. Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare). Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve A. K., Xh. K. dhe K. K., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astrit keci denis gjeci kleart keçi sherr ne shijak xhulio keçi astrit keci denis gjeci kleart keçi sherr ne shijak xhulio keçi

Sondazh

Poll