Aktualitet

Tenderi 2.8 mld lekë për Uniformat e Policisë/ 8 të arrestuarit shkojnë në burg, “arrest shtëpie” vetëm për Bogdani

12 Korrik 2021, 08:23 Nga DOSJA
Tenderi 2.8 mld lekë për Uniformat e Policisë/ 8 të

TIRANË–Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot masën e sigurisë për të 9 të arrestuarit e ‘tenderit të uniformave’. Trupa gjykuese e GJKKO ka vlerësuar si të drejtë pretencën e SPAK duke lënë në burg 8 zyrtarët e arrestuar, ndërsa për 1 prej tyre, Anisa Bogdanin, anëtare Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është caktuar sërish ‘arrest shtëpie’ për shkak se është nënë e një foshnje. 

Në seancën e sotme, e cila është zhvillluar me dyer të mbyllura, të gjithë të akuzuarit kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike. Duke e cilësuar kështu si të rregullt koston prej 2.8 mld lekësh të tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit. 

Po ashtu, përveç të pranishmëve, në sallë ka dhënë një dëshmi anëtarja e Njësisë së Prokurimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj. Kjo e fundit ka folur për hetuesit dhe prokurorët speciale dhe ka rrëfyer të gjithë skemën që sipas saj Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit.

Të arrestuarit dhe masat aktuale të sigurisë:

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

SPAK i akuzon 9 zyrtarët bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Edlira Naqellari, i kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne ministri tenderi i uniformave te policise spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll