Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Albert Spiro! Një muaj më parë u akuzua nga ministri Çuçi për lir

12 Korrik 2021, 07:53 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Albert Spiro!

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro. Vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Spiro u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në kriterin e pasurisë, ndërsa iu kërkuan edhe shpjegime mbi çështje të lidhura me profesionalizmin. Nga relatimi i Etleda Çiftjes, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, u la të kuptohej se problemet kryesore të Spiros ishin në kriterin e pasurisë. Sipas relatimit, pasja e dy kontratave me vlera të ndryshme për shitjen e një apartamenti në Gjirokastër krijonte dyshime për shmangie të tatimit, ndërsa linte pa burime të ligjshme subjektin për blerjen e një apartamenti në Vlorë. Ndërkohë, KPK tha se nuk kishte përfshirë në analizë financiare edhe një hua prej 50 mijë euro e përdorur për blerjen e një apartamenti në Tiranë, që bashkë me mungesa të tjera krijonin një bilanc negativ të madh për Spiron.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës. Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert spiro kpk shkarkon albert spiron albert spiro kpk shkarkon albert spiron

Sondazh

Poll