Politike

“Darka e fundit”/ Cila është arsyeja që Majko anuloi vizitën në Kanada?

29 Maj 2019, 07:00 Nga DOSJA
“Darka e fundit”/ Cila është arsyeja që Majko anuloi

TRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Kanada, vizitë e cila do të niste një ditë më parë.

Burime nga Kanadaja i thanë Dosja.al, se takimi është anuluar ditën e djeshme nga vetë Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ndërsa gjatë vizitës së tij ai do të shoqërohej nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi. Të njëjtat burime bëjnë me dije, se për Delegacionin nga Shqipëria, që do të merrte pjesë në një konferencë, ishte organizuar një pritje edhe nga ambasada jonë në Ottawa.

Ende nuk dihen shkaqet e anulimit të kësaj vizite, ndërsa kujtojmë se një gjë e tillë vjen në një kohë aspak të qetë politike në vend. Dje kryeministri Edi Rama zhvilloi një darkë informale me deputetët socialistë lidhur me situatën politike dhe hapjen e fushatës elektorale. (Lexo këtu) Ndoshta mund të jetë edhe kjo një arsye që e ka shtyrë ministrin të shtyjë vendimin. Rama paralajmëroi darkën me socialistët me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqte një pikturë të Leonardo Davinçi, të njohur si “Darka e fundit”. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike darka e fundit edi rama majko anulon vizitën në kanada pandeli majko darka e fundit edi rama majko anulon vizitën në kanada pandeli majko

Sondazh

Poll