Aktualitet

Veprime të turpshme, dhunë ndaj nënës/ Arrestohen 6 persona në Tiranë, mes tyre një 40-vjeçar që ngacmonte një të mit

11 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Veprime të turpshme, dhunë ndaj nënës/ Arrestohen 6 persona

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Ata akuzohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 40-vjeçar, pasi ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Po ashtu, është ndaluar dhe një 26-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënë së tij.

Të arrestuarit e tjerë, u ndaluan për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; E. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane dhune ndaj nenes ngacmim me te mitur arrestime ne tirane dhune ndaj nenes ngacmim me te mitur

Sondazh

Poll