Aktualitet

Në çantën e dorës kishte armë! Arrestohet 30-vjeçari nga Tirana, qarkullonte i armatosur në zonën e kampingut në Jalë

11 Korrik 2021, 07:22 Nga DOSJA
Në çantën e dorës kishte armë! Arrestohet

HIMARË– 30-vjeçari, Martin Koxha ka përfunduar në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit. Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjecari ne jale martin koxha arrestohet 30-vjecari ne jale martin koxha

Sondazh

Poll