Aktualitet

Kultivonte kanabis në një kasolle dhe e shiste, arrestohet 50-vjeçari në Berat

10 Korrik 2021, 11:24 Nga DOSJA
Kultivonte kanabis në një kasolle dhe e shiste, arrestohet

BERAT– Një tjetër rast i kultuvimit dhe shitjes së lëndëve narkotike është goditur ditën e sotme në Berat, ku ka rënë në pranga një 50-vjeçar.

Në pranga ka rënë S. S., pasi gjatë kontrollit në një kasolle është gjetur një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Berat; Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e vprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Evidentohet një rast i kultivimit dhe prodhimit të lëndës natkotike

Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.

Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kultivim kanabisi ne berat kultivim kanabisi ne berat

Sondazh

Poll