Aktualitet

EMRAT/ Dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës, bien në pranga dy persona në Mallakastër dhe Lushnje

10 Korrik 2021, 11:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës, bien

LUSHNJE– Një 30-vjeçar është arrestuar në Lushnje dhe një 19-vjeçar në Mallakastër, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Policia bën me dije se u arrestua Hasan Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçe. Në pranga ra edhe Albion Pashaj, 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, L. P., 44 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.Mallakastër/ Arrestohet 19-vjeçari pasi ushtroi dhunë dhe kanosi nënën e tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A, 30 vjeç, banuesnë fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albion pashaj hasan arapi albion pashaj hasan arapi

Sondazh

Poll