Bota

Palmer takohet me Dendias, sinjal pozitiv pas diskutimeve të fundit mbi ndryshimin e qëndrimit grek ndaj njohjes së Kosovës

10 Korrik 2021, 12:05 Nga DOSJA
Palmer takohet me Dendias, sinjal pozitiv pas diskutimeve të fundit mbi

GREQI– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka takuar zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer, në kohën kur po flitet për një lëvizje të pozicionit grek drejt njohjes së Kosovës dhe pas deklaratës së vetë kryediplomatit grek se pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Dendias ka shkruar se BE-ja dhe SHBA-ja kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.

Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar Dendias.

Derisa në mediat greke po raportohet për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke përmendur hakmarrjen e mundshme të Serbisë për çështjen e Qipros si element që mund ta frikësojë Athinën.

“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, por shtoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

Ndonëse pozicioni ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe e përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë. Si legjitimitet i një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vlerësoi më 2010 nuk e shkel ligjin ndërkombëtar, sepse nuk ka qenë produkt i përdorimit të paligjshëm të forcës së dënuar nga Këshilli i Sigurimit, siç ishte rasti i një pseudo-shteti (të Qipros Veriore) më 1983”, ka deklaruar kryediplomati grek./GazetaExpress/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni matthew palmer nikos dendias njohja kosoves matthew palmer nikos dendias njohja kosoves

Sondazh

Poll