Bota

Gjendet i pajetë një i moshuar në një motel në Prishtinë, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

10 Korrik 2021, 10:21 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë një i moshuar në një motel në

KOSOVË– Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete sot në një motel pranë autostradës Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje rreth moshës së saktë të viktimës apo rrethanave në të cilën personi ka humbur jetën.

Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe për momentin e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vdes i moshuari ne kosove vdes i moshuari ne kosove

Sondazh

Poll