Bota

Elon Musk në ‘telashe’, të hënën del para gjykatës për parregullsi në blerjen e SolarCtiy, nëse humb duhet t

10 Korrik 2021, 11:40 Nga DOSJA
Elon Musk në ‘telashe’, të hënën del para

SHBA– CEO i Tesla, Elon Musk pritet të dalë para gjykatës të hënën, ku nëse e humbet atë mund të paguajë deri në 2 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Musk do të jetë dëshmitari i parë në një gjyq për të mbrojtur rolin e tij në blerjen e SolarCity prej 2.6 miliardë dollarësh nga Tesla. Aksionerët kanë paditur Musk dhe anëtarët e bordit Tesla, duke pretenduar se marrëveshja e vitit 2016 ishte fitimprurëse vetëm për kompaninë e makinave.

Sipas Cnbc, ata gjithashtu pretendojnë se blerja rezultoi në pasurimin “e paligjshëm” të familjes Musk, anëtarët e së cilës ishin ndër aksionarët më të mëdhenj. Sipas tyre, Musk dhe të tjerët nuk e kanë bërë marrëveshjen transparente, por ky i fundit insiton se ai ka qenë i ‘tërhequr’ në negociatat mbi shit-blerjen.

SolarCity u themelua në vitin 2006 nga Peter dhe Lyndon Rive, kushërinj të Elon Musk .  Në vitin 2016, Tesla bleu kompaninë e energjisë për 2.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, anëtarët e bordit të emëruar vendosën për shtijen e kompanisë te Tesla për 60 milion dollarë, por nuk pranuar shkeljet e pretenduara. Musk, personi i dytë më i pasur në botë, ishte i pandehuri i vetëm që zgjodhi ta çonte betejën në gjykatë.

Tesla dhe Musk po përballen me shumë procese gjyqësore të tjera, duke përfshirë një mbi paketën e kompensimit të Musk dhe një numër hetimesh federale sipas regjistrave financiare të vetë kompanisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk lyndon rive peter rive tesla elon musk lyndon rive peter rive tesla

Sondazh

Poll