Bota

FOTOT/ Të rinjtë italianë ‘shfrenohen’ në festa dhe tubime, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19

10 Korrik 2021, 09:40 Nga DOSJA
FOTOT/ Të rinjtë italianë ‘shfrenohen’ në festa

ITALI- Festa apo tubime jashtë, por pa maskë dhe pa respektuar distancën. Janë këto imazhet që vijnë nga Sardenja, Roma, ditët e fundit edhe Codogno, në provincën e Lodit në Itali.

Sipas RAI, kjo ka bërë që të shtohen rastet e reja me Covid-19, në këto rajone. Rastet janë shtuar në Itali por edhe jashtë saj pasi 70 të mitur italianë me pushime janë bllokuar në Maltë sepse 21 prej tyre rezultuan pozitivë.

Rasti i fundit, çështja më e rëndë, është në Gargano, në Ippocampo, afër Manfredonia, në zonën e Foggia. 33 djem midis 17 dhe 19 vjeç rezultuan pozitivë, pasi morën pjesë në një kampus veror të organizuar nga operatori turistik “Scuola Zoo Viaggi” në objektin e madh “Beach Beach”. Tamponi gjithashtu iu bë dhe 50 punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të strukturës, por vetëm një murator i rastit me origjinë të huaj ka rezultuar pozitiv.

Këshilltari për shëndetin e rajonit të Pulias, Pier Luigi Lopalco, fton të gjithë të jenë të kujdesshëm pasi qarkullimi i virusit është ende, megjithëse i ulët. Në kushte të caktuara të mbipopullimit dhe jetës së komunitetit, maska, përveç distancimit dhe higjienës së duarve janë pengesat e vetme ndaj virusit për ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali varianti delta vincenzo picardi koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali varianti delta vincenzo picardi

Sondazh

Poll