Bota

‘Takim i shkëlqyer’, ambasadori amerikan në Athinë jep detaje nga takimi me Albin Kurtin

10 Korrik 2021, 09:54 Nga DOSJA
‘Takim i shkëlqyer’, ambasadori amerikan në Athinë

GREQI– Gjatë vizitës së tij në Athinë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka patur një takim dhe me ambasadorin amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.

Pyatt ka publikuar një status në Twitter ku ka shkruar se me kryeministrin Kurti ka pasur një diskutim të shkëlqyeshëm për avancimin e bashkëpunimit rajonal në energji, ekonomi e siguri.

Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Albin kurti në tryezën e rrumbullakët ekonomike në Greqi dhe diskutim për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkëpunimin rajonal në energji, ekonomi e siguri, duke u mbështetur në momentin e vizitës së Nikos Dendias në Prishtinë, që e nënvizon rolin udhëheqës e stabilizues të Greqisë në rajon”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ai e vlerësoi si pikë kyçe të krijimin të marrëdhënieve dypalëshe vizitën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias në Prishtinë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ne greqi geoffrey pyatt nikos dendias albin kurti ne greqi geoffrey pyatt nikos dendias

Sondazh

Poll