Sport

U zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen e prokurorit Sali Hasa, vetëdorëzohet në polici ish-futbollisti

10 Korrik 2021, 10:34 Nga DOSJA
U zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen e prokurorit Sali Hasa,

TIRANË–Markelian Alinani, ish-futbollist i ekipit “Bistrica”, është dorëzuar te specialistet e seksionit të hetimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi kwrkohej nga SPAK.

Ndaj ish-futbollistit 44-vjeçar, GJKKO ka një mase sigurimi “Arrest në Burg”. Ai u shpall në kërkim pas operacionit të 19 qershorit në Sarandë, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Napolon Hodaj.

Konkretisht, Alinani ka rënë në përgjimet e SPAK, duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Selenica-Përmeti, si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për mbylljen e një çështjeje penale, ku ai ka qenë i akuzuar për “plagosje”. Alinani, ndërkohë, rezulton person me precedentë të shumëfishtë penale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport markelian alinani markelian alinani

Sondazh

Poll