Politike

“Shqipëri o vendi im, me Enverin me partinë, e fortë qëndron përherë”/ Vargjet që nuk u dëgjuan nga aeroport

9 Korrik 2021, 19:17 Nga DOSJA
“Shqipëri o vendi im, me Enverin me partinë, e fortë

KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vetë, madje dhe të montuara, pamjet e avionit të parë që është ulur në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut” në Kukës. Teksa pasagjerët zbrisnin një nga një, në sfond luhet një këngë, në plan të parë shumë atdhetare për të gjithë shqiptarët. 

Bëhet fjalë për këngën e Ema Qazimit- Shqipëri o vendi im, e cila është bazuar nga poezia e Hysni Milloshit. Deri më tani nuk ka asgjë anormale…akoma! 

“Shqipëri o vendi im, lulëkuqe, ja ku je, me Enverin me partinë, e fortë qëndron përherë,”-këndon Qazimi. Sigurisht që këto vargje janë prerë nga montazhi i ERTV-së, por mund të ishte zgjedhur një tjetër version, i po kësaj kënge.

Versioni i Avni Mulës, nuk ka asnjë pjesë që i kërkon as diktatori dhe as Partisë Komuniste, por për një arsye që nuk dihet është zgjedhur versioni i Ema Qazimit. Kjo e fundit mbase gjatë diktaturës ka pasur zgjidhje dhe i duhej ta këndonte, por tani cilin justifikim përdor kryeministri.  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama enver hoxha edi rama enver hoxha

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2021, 16:10

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, njëjtë si pushtimi i Trojës. Në konferen...