Politike

Kishte mungesë me leje nga “shefi”! Pse nuk ishte Armando Subashi në Kryeministri, ceremonia mortore e pengoi në takimin

9 Korrik 2021, 14:29 Nga DOSJA
Kishte mungesë me leje nga “shefi”! Pse nuk ishte Armando

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në zyrën e tij, të gjithë krerët e Bashkive në vend duke u kërkuar “KUJDES” me lëvizjet dhe me tenderat që jepen nga institucioni që ata drejtojnë. Por nuk ishin të gjithë!

Në takim u vu re mungesa e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, me të cilin kryeministri ka patur edhe përplasje kohët e fundit. Po ashtu mundoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

I vetmi që kishte “mungesë me arsye” ishte kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili kishte plane të tjera. Subashi ndodhej në njënë ceremoninë e lamtumirës së kryetarit të Partisë Socialiste në Mbrostar, Gëzim Dhima, i cili ndërroi jetë dje.

Për mungesën, mesa duket socialisti kishte lejen e “shefit” të tij, i cili nuk i kurseu as fjalët e mira për të, duke i vlerësuar maksimalisht punën.

LAJMI KRYESOR: Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo tender me negociim do të kalojë në SPAK, para ligjit jeni vetëm!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike armando subashi edi rama mbledhja e rames me kryebashkiaket armando subashi edi rama mbledhja e rames me kryebashkiaket

Sondazh

Poll