Politike

Mbajnë vendin e parë në burgje! Mbretëria e Bashkuar marrëveshje për të deportuar kriminelët shqiptarë, biseda me sekre

9 Korrik 2021, 13:56 Nga DOSJA
Mbajnë vendin e parë në burgje! Mbretëria e Bashkuar

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar do të deportojë kriminelët shqiptarë në vendlindje, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me qeverinë. Sekretarja e shtetit në Britaninë e Madhe, Priti Patel ka bërë me dije detajet e marrëveshjes, gjatë një vizitë dy-ditore në Tiranë.

“Unë jam e vendosur për të rregulluar sistemin tonë të imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB, sa më shpejt të jetë e mundur. Plani ynë i ri për imigracionin do të përshpejtojë largimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kanë kryer krime. Unë nuk kërkoj falje për largimin e kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbrojtur popullin britanik. Deri më tani këtë vit, më shumë se 1.000 kriminelë të huaj janë deportuar çdo javë,”-tha ajo.

Ndërsa ishte në Shqipëri, Patel u takua gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, ku edhe përshëndeti bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar. Ata gjithashtu riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për goditjen e grupeve kriminale më bazë në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të autorëve të veprave penale në burgjet e  Mbretërisë së Bashkuar, më shumë 16% të të burgosurve të tjerë. 

Marrë dhe përkthyer nga telegraph.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike priti patel priti patel ne shqiperi priti patel priti patel ne shqiperi

Sondazh

Poll