Politike

E FORTË- Denoncimi: Kontrabandë me urdhër të shefit të departamentit, Berisha: Është pjesë e ‘çunave problematikë’

9 Korrik 2021, 18:36 Nga DOSJA
E FORTË- Denoncimi: Kontrabandë me urdhër të shefit të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim lidhur me doganën shqiptare, ku sipas tij po bëhet kontrabandë. Në postimin e tij, Berisha shkruan se kontrabanda bëhet me dije të shefit të departamentit Eldi Hoxha, që sipas ish-kryeministrit është pjesë e të ashtuquajturit grupi problematik i Damian Gjiknurit.

Pra grupet e Antikontrabandes jane lene pushim qe te marin mesazhin subjektet qe mund te kalojne diten per diell dhe naten per hene cfardolloi gjeje kontrabande duke filluar qe nga gomat e perdorura dhe deri tek konternieret kinez dhe gjeja e gjalle,”-tha Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kontrabande masive ne dogana! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderumi Doktor Berisha, arsyeja qe po ju shkruaj eshte pasi per here te pare ne historine e Doganes Shqiptare po behet kontrabande me urdher te shefit te Departamentit Eldi Hoxha, pjestare i famshem i cunave problematik te gjiknurit. Cdo jave, sipas organigrames se Drejtorise se pergjithshme te Doganave duhet nje grup i Antikontrabandes ne cdo zone doganore qe duhet te mbulohet 24/7 , por shiko cfare po ndodh keto 2 jave, per here te pare ne histori nuk ka nje grup antikontrabande ne Doganen e Kakavijes, Kapshtices, Durresit, Vlores dhe Morines, doganat me me fluks ne RSH. Eshte dhene konfirmimi nga krye hajduti Ilia Bili qe eshte Drejtor i kesaj drejtorie dhe krye hajdutit Eldi Hoxha qe te kalojne te gjithe kontenieret dhe furgonat kontrabande neper doganat me me risk te Republikes se Shqiperise. Pra grupet e Antikontrabandes jane lene pushim qe te marin mesazhin subjektet qe mund te kalojne diten per diell dhe naten per hene cfardolloi gjeje kontrabande duke filluar qe nga gomat e perdorura dhe deri tek konternieret kinez dhe gjeja e gjalle. Ju lutem nuk dime ku te drejtohemi per kete problematike , demi qe po i behet shtetit shqiptare eshte i paimagjinueshem pasi keto jave nuk do te kemi asnje lek te derdhur ne buxhetin e shtetit por do te jene te gjitha kontrabande. Anonim ju lutem se keta te pushkatojn. Mund ta verifikoni lehtesisht qe ne keto zona nuk ka asnje grup nga Drejtoria e Antikontrabandes.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike eldi hoxha sali berisha eldi hoxha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2021, 16:10

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, njëjtë si pushtimi i Trojës. Në konferen...