Politike

9 Korrik 2021, 16:10 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, njëjtë si pushtimi i Trojës. Në konferencën e “The Economist”, Rama thotë se pavarësisht “jo”-së së radhës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar.

“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE,”– tha Rama. Ndërsa përsëriti edhe njëherë shprehen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke iu referuar librit të Samuel Beckett.

Megjithatë, në intervistën e tij, kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për t’ju bashkuar unionit.

“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër. Por është shumë e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes. Sot ne jemi peng i nacionalizmit evropian. Dhe është e trishtueshme,“-u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.

Marrë nga bankingnews.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be edi rama integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll