Politike

Hetimi për dy spiunët rusë në Shqipëri, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Propagandë e NATO-s! Po e “fryn” edhe me

9 Korrik 2021, 17:35 Nga DOSJA
Hetimi për dy spiunët rusë në Shqipëri, reagon

MOSKË– Disa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës hetime të thelluara lidhur me rolin e dy rusëve, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov në Shqipëri. Të dy, erdhën në vend para nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender 21” dhe dyshohet se kanë zbarkuar në vendin tonë për spiunazh.

Këto akuza janë adresuar për herë të parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila në një postim në rrjetet sociale e quan hetimin e rusëve një akt propaganda të NATOS-s, madje nuk i ka kursyer as mediat shqiptare. Sipas tyre, e gjitha po zbadhohet nga media për më shumë bujë. 

“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,”- shkruan Ministria e Jashtme ruse.

?#Zakharova: Albanian #media are fuelling the hype around the criminal cases opened by local prosecutors against two Russians allegedly suspected of espionage.@RussianAlbania sent an inquiry to the Albanian MFA. The incident appears to be an exercise in #NATO propaganda ☝️ pic.twitter.com/KOpNDF7H4O

— MFA Russia ?? (@mfa_russia) July 9, 2021

Rusët, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni. Ky lajm i bujshëm për Shqipërinë u bë i ditur më 29 qershor. Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në Vlorë, ndërsa tjetri hyri nga Murriqani më 12 maj. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai u strehua në një hotel luksoz por në asnjë moment nuk përdori identitetin e tij të vërtetë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dy ruset ne shqiperi ministria e jashtme ruse dy ruset ne shqiperi ministria e jashtme ruse

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2021, 16:10

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, njëjtë si pushtimi i Trojës. Në konferen...