Politike

Rama i mblodhi të gjithë! A ishte Veliaj ‘në rresht’ me kryebashkiakët e tjerë, ‘mungesa’ që u vu re sot në Kryem

9 Korrik 2021, 14:51 Nga DOSJA
Rama i mblodhi të gjithë! A ishte Veliaj ‘në rresht’

TIRANË– Fatos Tushe ka qenë “koka e turkut” e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur në “vijë” të gjithë kryebashkiakët e tjerë. Sot, që në orën 10 të mëngjesit, Rama kërkoi që të gjithë të zgjedhurit e tij në Bashkitë e vendit të udhëtonin për në Tiranë. Ajo që do të ndante me ta, nuk mund të bëhej në një mbledhje online, siç ka ndodhur rëndon gjatë vitit të fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Teksa Rama vizatonte vijat e kuqe për ta, 3 kryebashkiakë nuk morën asnjë mesazh. I pari ishte Dritan Leli i Vlorës. Që pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare si deputet, Leli nuk ka marrëdhënie të mira me Ramën. Madje kryeministri nuk është frenuar as ta ‘shpërlajë’ publikisht. I dyti ishte kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili po merrte pjesë në një varrim. Por kishte marrë leje nga Rama për të munguar, ndaj dhe për të kreu i Partisë Socialiste tha fjalët më të mira. 

 

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


I treti që dyshohet se mungoi gjithashtu në mbledhje ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa kolegëve të tij u dilnin djersë të ftohta nga ashpërsia e kryeministrit, Veliaj rreth të njëjtës orë postoi foto nga një takim me gjeneralin e NATO-s që ndihmoi në çlirimin e Kosovës, Wesley Clark.

“Është shumë kënaqësi ta nisësh ditën me heroin Wesley Clark – Gjeneralin në krye të NATO-s, i cili ndihmoi në operacionin për çlirimin e Kosovës. S’ka më mirë se të fillosh ditën duke biseduar me një hero që udhëhoqi operacionin për çlirimin e Kosovës. U kënaqa që të pashë, Zotëri!,“-shkruan Veliaj, ndërsa ka postuar edhe një foto me të nga sendilja e pasme e një makine. 

A ka munguar sot Veliaj në takim? Përse? Mos vallë ka marrë edhe ai leje si Subashi, apo ka diçka më shumë? Vetë Rama nuk e përmendi në asnjë moment gjatë mbledhjes Veliajn. Ka ndodhur ndonjë përplasje mes tyre apo është thjesht problem me axhendat?

LAJMI KRYESOR: Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo tender me negociim do të kalojë në SPAK, para ligjit jeni vetëm!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama erion veliaj mbledhja e rames me kryebashkiaket tirane edi rama erion veliaj mbledhja e rames me kryebashkiaket tirane

Sondazh

Poll