Politike

Manastirliu: Sinjale për prezencën e variantit Delta në Shqipëri, mostrat do të dërgohen në Gjermani

9 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA
Manastirliu: Sinjale për prezencën e variantit Delta në

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastitliu është shprehur se në vendin tonë kemi sinjale të mbërritjes së variantit Delta i COVID.

Gjatë ndjekjes nga afër të procesit të vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Sauk, duke theksuar se situata po monitorohet me shumë kujdes, Ministrja bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri. Manastirliu tha se mostrat do të dërgohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri.


Fjala e Manastirliut: 

Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri. Kjo rrit përgjegjësinë për të vijuar vaksinimin me shpejtësi. Janë krijuar njësi të lëvizshme të vaksinimit të cilat po vijojnë punën derë më derë. Ky rrezik duhet shmangur përmes vaksinimit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manasitrliu varianti delta varianti delta ne shqiperi ogerta manasitrliu varianti delta varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll