Politike

Rama e përjashtoi Tushën nga PS, reagon Basha: Shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka

9 Korrik 2021, 11:14 Nga DOSJA
Rama e përjashtoi Tushën nga PS, reagon Basha: Shqiptarët e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit. Me anë të një postimi të bërë të ‘Twitter’, Basha shkruan se Rama mund t’i lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar mirëpo shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka.

POSTIMI:

Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!

Gjatë mbledhjes me dyer të hapura që Rama zhvilloi me kryebashkiakët, lajmëroi që Fatos Tushe, i cili ndodhet në burg për korrupsion, është përjashtuar nga Partia Socialiste.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha rama mbledh kryebashkiaket lulzim basha rama mbledh kryebashkiaket

Sondazh

Poll