Politike

Rama kryebashkiakëve: Nuk do ketë më fonde pa performancë!

9 Korrik 2021, 10:59 Nga DOSJA
Rama kryebashkiakëve: Nuk do ketë më fonde pa performancë!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë kryetarët e Bashkive që nëse nuk kanë performancë të mirë në punnë e tyre, nuk do të kenë më fonde. Rama tha se është e pamundur që të ecet para nëse nuk flitet troç, ndaj kërkoi që çdo gjë të thuhet në sy të popullit.


DEKLARATA E RAMËS: 

Nga njera anë prokurimi duhet të ndryshojë cilësisht, nga ana tjetër 90% e territorit, duhet të hyjë në shtet. Se nuk është në shtet, është si pa shtet, si pa zot. Dua t’ju informoj se nuk do ketë më fonde pa performancë. Nuk ka mundësi më që ne të përsërisim të njëjtat gjëra që nuk i kemi bërë.  E verteta është se kemi bërë jo pak punë të mira, se në të gjitha bashkitë jo pak gjëra kanë ndryshuar. Por gjërat që duhet të ndryshojnë janë më shumë. Nuk të pyet njeri si ke qënë po si je. Dhe mbështetjen e qeverisë e keni pasur dhe e keni të plotë, përgjegjësite janë të ndara. Vija ndarëse mes familjes tonë politike dhe nga ana tjetër. Është e pamundur që të ecet para dhe të shkohet aty ku duam të shkojmë dhe nëse nuk flasim troc. Dhe troc në sy të popullit jo me dyer të mbyllura sic ju kam folur në mënyrë të vazhdueshem. Shumë faleminderit, këtu mbyllet dhe shpresoj shumë ti shikoj rezultatet për të mirën tuaj dhe për të mirën tonë dhe për njerëzit.

VIDEO/ Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo tender me negociim do të kalojë në SPAK, para ligjit jeni vetëm!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama mbledh kryebashkiaket rama mbledh kryebashkiaket

Sondazh

Poll