Politike

Kush është “B” deputet? Sali Berisha i “vë vulën”: Erion Braçe dil, mos u fshi! Tregoji SPAK-ut sa

8 Korrik 2021, 17:19 Nga DOSJA
Kush është “B” deputet? Sali Berisha i “vë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka vënë vulën: “B” në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erion Braçe. Berisha ka shpërndarë një shkrim të Lapsi.al, ku renditet me fakte se cili është zyrtari i lartë që u nxorr deputet nga qarku i Fierit, pjesë e të cilit është edhe Lushnja. Me postimin e tij, lideri historik i Partisë Demokratike, kërkon që zv.kryeministri të përballet me drejtësinë.

““B” ne tave eshte Braçe! Erion mos u fshih pas B. as dhe SPAK-ut por trego sa ndave me Bimin! As “B”.as SPAK-U as dhe heshtja apo plurhuri nuk te fshehin dot! Miq lexoni shkrimin e me poshtem se kush eshte “B” qe SPAK e mbane sekret dhe cili eshte roli i tij ne pazare!,”-shkruan Berisha.

POSTIMI I BERISHËS:

Në përgjimet e publikuara sot që zbuluan bisedat mes kryebashkiakut të shkarkuar të Lushnjes, Fatos Tushe dhe biznesmenit Ibrahim Lami, i cili përfitoi një tender prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës, ka dalë në skenë dhe Kuvendi i Shqipërisë. Më konkretisht mes Tushes dhe Lamit dëgjohet të flitet për një person që identifikohet si “B”, të cilin biznesmeni e ka përcjellë për në Parlament. Për të njëjtin person, Lami thotë se “B”, emri i të cilit mbahet i fshehtë u ka thënë që mbledhjen ta bëjnë vetë dhe se do të flasë ai edhe me Fatosin. Dosja.al ka bërë një analizë lidhur me personin që fshihet para inicialit, ndërsa Lapsi.al pretendon se gërma i përkon Braçes. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace sali berisha spak ne lushnje erion brace sali berisha spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2021, 11:18

TIRANË– Avokati i ‘Mc Donalds’ dhe i ‘Las Vegas Cazino’ ishte një nga aplikantët e nismës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama ‘Gati për Shqipërinë’. Er...