Aktualitet

Gjykata Kushtetuese merr pushimet/ Shkarkimi i Metës dhe ‘Zgjedhjet Lokale të 2019-ës’ pritet të shqyrtohen në shtator

9 Korrik 2021, 09:50 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese merr pushimet/ Shkarkimi i Metës dhe ‘Zgjedhjet

TIRANË- Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për në shtator shqyrtimin e dy çështjeve me rëndësi për politikën shqiptare; shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Burime nga kjo Gjykatë, i thanë Dosja.al, se këto çështje do të shqyrtohen në shtator dhe se dosjet e konsideruara si me prioritet të lartë, si Teatri apo ngërçi Meta-Rama për dekretimin e ministrit Gent Cakaj, janë shqyrtuar dhe ccështjet e tjera mund të presin. 

“Sezoni” i vjeshtës mesa duket do të jetë i ngarkuar jo vetëm për politikën por edhe për gjyqësorin. Me konstituimin e parlamentit të ri, edhe nga fronti i drejtësisë priten vendime të bujshme.

Gjykata Kushtetuese nga njëra anë dhe Gjykata e Lartë nga ana tjetër, kanë në dorë një sërë dosjesh me rëndësi, përfshirë këtu edhe gjykimin e ish-ministrit Tahiri që ka ccuar rekurs në Gjykatën e Lartë. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...